SHPËRNDAJE

Nesër, nga ora 17:00, në qytetin e bukur të Prizrenit do të hapet dyqani më i madhi në vend për elektronikë nga NEPTUN. Me rastin e hapjes së dyqanit, NEPTUN do të organizoj një ceremoni solemne me ç’rast do të jenë pjesëmarrës edhe zyrtar lokal që do të bëjnë hapjen zyrtare (prerjen e shiritit).

Ndërsa me 20 Mars (të Mërkuren), kur edhe zyrtarisht fillon shitja në këtë dyqan, NEPTUN ka përgatitur befasi për ju, me shumë artikuj GRATIS, andaj mos hezitoni ta vizitoni. Kjo ofertë vlen vetëm për datën 20 Mars 2013.

NEPTUN njihet për rrjetin e dyqaneve elektronike, si lider në Ballkan me kualitet dhe çmime mahnitëse. Përfaqësues i shumë brendeve të njohura elektronike si: LG, Samsung, Sony, Grundig, Beko, Blomberg, Ariston, Candy, Philips, Moulinex, Rowenta si dhe shumë tjera.

Nëse dëshironi të jeni të informuar në vazhdimësi për ofertat dhe produktet më të reja elektronike atëherë bëhuni fans i faqes së tyre zyrtare në Facebook. Dyqani i ri gjendet në rrugën Tirana në Prizren. 

E plotësuar (11:00): Edhe 6 orë na ndajnë nga hapja solemne. Qëndroni me ne, sepse do të ju informojmë drejtëpërdrejt nga ceremonia.

E plotësuar (19:00): Dyqani u hap sipas kohës së paraparë, me një organizim të veçantë që ishin të ftuar dhjetëra pjesëmarrës, ndër ta edhe kryetari i komunës se Prizrenit i cili edhe filloj hapjen solemne. Fjalën e morën e pronaret të cilët pak a shume jepen një pasqyrë të shkurt për dyqanin e tyre të ri.

Për më shumë tregojnë fotografitë e paraqitura me poshtë:

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE