Samsung ka postuar një foto të re në faqen e tyre për një ngjarje që ka paralajmëruar të mbahet nesër në Londër. Zyrtarisht pritet të bëhet prezantimi i Samsung Galaxy Note 3, si dhe disa pajisjeve tjera.

Foto e publikuar për ketë ngjarje që mund ta shihni më poshtë, do të përcillet drejtpërdrejt nëpërmes lidhjes së mundësuar nga Youtube në kanalin SamsungMobile.

Samsung Premiere 2013

Ftesa pra mban titullin “Galaxy & Ativ”, duke konfirmuar se të dyja, pajisjet Android dhe Windows do të zbulohet gjatë kësaj ngjarje. Është e paqartë se çfarë modele po planifikon kompania të shfaq, por që marka “Galaxy” përfshinë smartphone-t Android, tabletat madje edhe kamerat, kurse marka “Ativ” përfshin laptopat, tabletat dhe pajisjet më Windows Phone kështu qe është e vështirë të kuptohet. Për të gjitha mbetet të shihet nesër. |ameble|