Konferenca për zhvillues e Google-it, Google I/O 2014, fillon nesër, ajo zhvillohet më 25 dhe 26 Qershor në Qendrën perëndimore të Konventës Moscone në San Francisko. Konferenca do të fillojë me një fjalim kryesor dhe nga kjo pritet të njoftohem për shumë gjëra të reja që përfshijnë harduer dhe softuer të ri nga kjo kompani.
Spekulimet janë se mund të prezantohet versioni i ri i platformës së tyre për smartphone dhe tablet, Android 5.0. Gjithashtu pritet të dëgjojmë diçka në lidhje me versionin e ri të platformës për ora të mençura Android Wear dhe pajisjet e para me ketë platformë pritet të lansohen në ketë ngjarje ku përfshijnë Motorola Moto 360 dhe LG G Watch. Një tjetër njoftim që pritet të bëhet është platforma Android për makina ose Google AutoLink.
Nga ana tjetër mund të presim disa pajisje harduerike të reja, sipas thashethemeve diçka në lidhje më tabletin Google Nexus 8, kompania gjithashtu mund të zbulojë planet e saj për serinë e përfolur të smartphone-ve të ardhshëm të quajtur Android Silver.
Konferenca për zhvillues Google I/O 2014, fillon nesër nga ora 9 PST (tek ne 18 pasdite), dhe ngjarjen pritet ta shfaqim drejtpërdrejt. /ameble