SHPËRNDAJE

Një version i ri më pamje paraprake (preview), Internet Explorer 10 për Windows 7 do të jetë në dispozicion nga nesër, sipas LiveSide një ueb portal që ndjek Windows Live.

Uebsajti merr ketë informacion nga një blog i teknologjisë kineze iFanr, e cila ka ndjekur një ngjarje për media për IE 10 sot në Pekin. iFanr ka cituar komentet nga një udhëheqës i Microsoft-it, i cili ka njoftuar për lançimin e menjëhershëm të versionit preview të shfletuesit Internet Explorer.

Kompania ka postuar në një blog muajin e kaluar së një preview e re do të jetë në dispozicion në mes të muajit nëntor. Në atë kohë, Rob Mauceri, menaxher i grupit në programin e Internet Explorer-it, kishte thënë se shfletuesi i ri për Windows 7 ka të njëjtat standarde me platformën bazë të shfletuesit IE 10 në Windows 8. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE