Në muajin qershor, ka pasur thashetheme se kompania Nest (prodhues për automatizimin e shtëpive) është duke punuar në një kamerë për ambiente të jashtme. Kompania posedon një të tillë për ambiente të brendshme, kështu që nuk ka qenë një punë e madhe për ata nëse lansojn një për ambiente të jashtme.
Pra thashethemet rezultojnë të dalin të vërteta, pasi që Nest ka njoftuar zyrtarisht për kamerën Nest Cam Outdoor.
Sipas emrit nënkupton se kamera është një pajisje e dizajnuar për ambiente të jashtme dhe që vjen me një dizajn që është i qëndrueshëm kundrejt ndryshimeve e motit.
Pajisja posedon karakteristika të njëjta më atë të brendshmen, vjen me video kualitet të cilësisë së lartë (Full HD) dhe për ata që abonohen në Nest Aware gjithashtu do të marrin një alarm, në rast kur dikush del në pamje para kamerës. Kjo kamerë gjithashtu vjen me një altoparlant dhe mikrofon të integruar, që u mundëson pronareve të bisedojnë me këdo që është jashtë dhe dëgjon nëpërmes saj.
Gjithashtu në dispozicion do të jetë edhe aplikacioni i ri Nest, më të cilin mund të rregullohen disa opsione të kamerës.
Nest Cam Outdoor do ta ketë çmimin 199$ dhe do të dalë në treg pas përfundimit të verës. /ameble