Tani më është duke u ndërtuar një smartphone që mund bëhet Tabletë, Laptop dhe PC, pra të gjitha në një!

Pse kemi nevojë për një tjetër smartphone?

Ne besojmë se smartphone janë e ardhmja e PC-s. Njerëzit duhet të kenë mundësi për të kryer me një pajisje të gjitha, pra komunikimin, punët argëtuese, si dhe nevojat e tyre në përgjithësi. Lajm i mirë është se teknologjia tani më është në zhvillim e sipër, dhe ekziston mundësia e integrimit të shumë pajisjeve në një. Aktualisht sot është shumë vështirë të menaxhohen informatat tona. Ne të gjithë kemi një smartphone, shumica prej nesh kanë një tabletë, ose një laptop ose PC dhe të gjithë në të njejten kohë duhet mësuar të rejat e teknologjive për të sinkronizuar të gjitha këto pajisje në mes vete, dhe kjo vetëm për arsye të qasjes tek informatat tona.

Me krijimin e këtij smatphone të quajtur NexPhone të gjitha funksionet e përmendura më lartë, mund të realizohen. Shembujt e parë të idesë së integrimit të gjitha pajisjeve në një, janë ardhur nga tregu duke u bazuar në telefonat Sony Ericsson me Lapdocks si dhe Asus Padfone – por ata janë treguar si smartphone vetëm të ngrohtë të cilit nuk arritën aftësinë për të funksionuar si një kompjuter apo si një pajisje për të kryer të gjitha nevojat tona.

Si funksionon NexPhone?

Duke ju falënderuar Ubuntu, softuerin Android, smartphone NexPhone do të funksionojë si një Smartphone, Tablet, Laptop, ose si një Kompjuter. Për të kuptuar më shumë se për çka është fjala si dhe kuptuar avancimet e kësaj pajisje shikojeni videon e paraqitur më poshtë. |ameble.com|

[youtube id=”GzVTnAJrLCk” width=”600″ height=”350″]

[divider top=”0″]