SHPËRNDAJE

Mjaft gjëra janë përfolur rreth pasardhësit të LG Nexus 4, duke filluar nga specifikat harduerike të tij, ndryshimet në sistemin operativ, madje akoma nuk është e qarte se si do të pagëzohet ky i fundit. LG Nexus 5 apo LG Nexus 2013 këto janë njeri nga dy emrat e përfolur të këtij smartphone të shumë pritur.

Këtë herë kemi mundësinë që të shohim një video të kualitetit HD në të cilën proklamohet se është pikërisht smartphone Nexus 5 dhe sistemi operativ Android 4.4 Kit Kat. Nga ajo çfarë shohim, vërehet se dizajni i kësaj pajisje është i përafërt me atë që është përfolur gjatë kësaj kohe.Gjithashtu versioni i Android-it është shënuar si “KieLimePie”, që tregon se video është incizuar me herët ose para se emri i versionit të është ndryshuar nga Key Lime Pie në Kitkat. Për më shumë shikoni videon. |ameble|

[youtube id=”2ksOJl0PDDg” width=”600″ height=”350″]