Google mbrëmë gabimisht ka bërë një paraqitje të shkurtër të smartphone-it Nexus 5 në Google Play Store, por e ka tërhequr atë menjëherë.

Nexus 5 Google Play Store

Gjatë kësaj kohë në uebfaqe janë parë të radhitur Nexus 5, Nexus 7 dhe 10, por nëse është klikuar në të nuk është shfaqur asgjë dhe ka qenë  e mundur të porositet.

I vetmi informacion që mund të dallohet nga këto pamje të marra të Nexus 5, ishte një çmim fillestar prej 349 $, dhe asgjë tjetër.

Natyrisht se ky smartphone shumë shpejt do të lansohet, por ende nuk dihet saktësisht se kur. Pajisja tani është hequr nga uebfaqja dhe është zëvendësuar nga Nexus 4. |ameble|