SHPËRNDAJE

Nexus 5 to be more compact, skip the 1080p screen and focus on camera instead?Nexus 5, ky është emri i supozuar i gjeneratës sӫ ardhshme të smartphone-it të Google. Kjo pajisje pritet që të jetë krejt ndryshe nga pajisjet tjera Android.

Përderisa Google gjithmonë e ka mbështetur modelin e një telefoni të madhësisë 4.7 inç, ky Nexus nuk do të jetë i krijuar që të konkurroj me telefonat tjerë që janë të kualitetit 1080p, dhe në vend të kësaj do tӫ ofroj një madhësi më kompakte me fokusin që ka në përformancën e kamerës.

Duke u bazuar në të dhënat që janë publikuar në “phonearena” del se version i ardhëshëm i Google Nexus Phone do të jetë i madhësisë 4.5 inç me ekran 720p IPS. Pjesa e ekranit të këtij smartphone-i do të zë deri 88% të hapësirës së përparme të tij, gjë që e bënë të dallojë shumë nga paraardhësi i tij Google Nexus 4.

Arsyeja kryesore se pse Google po tenton që të lansoj Nexus 5 me këto ndryshime është pikërisht kompaktësia, jetëgjatësia e baterisë dhe përformanca e kamerës.

Google Nexus 5 pritet që të përmbajӫ procesorë Qualcomm Snapdragon 600 katër-bërthamorë 1.5GHz dhe të ketë të montuar një bateri 2800mAh. Njëjtë sikur edhe versioni paraprak ky smartphone nuk do të ketë mundësi për zgjerim të hapësirës përmes SD-kartës. |ameble|

SHPËRNDAJE