DialingNë Komisionin Europian është votuar për të hequr qafe tarifën Roaming për të gjitha shtetet e BE-së nga 1 Korriku 2014. Kudo që të udhëtojmë nëpër Europë, tarifat Roaming tani janë më tarifa të ndryshme dhe të shtrenjta për thirrjet, mesazhet si dhe qasjen në internet.

Sipas një votimi të fundit nga ana e Komisionit Europian këto nuk do të ekzistojë më, që do të thotë se shpenzimet do të jenë të njëjta përbrenda EU-së. Ky vendim i ri do të bëj shumë të lumtur turistët dhe udhëtarët e bizneseve.

Telegraph raporton se “tarifat e lidhjes Roaming” mund të ketë humbje rreth 2 % për operatorët mobil, por thotë se kjo do të ndihmojë në afat të gjatë në shpenzimet e klientëve që shpenzojnë më shumë kohë në telefona jashtë vendit, sidomos në internet, kyçjen më email, rrjete sociale etj.

Vendimi është një përpjekje për të përmirësuar vlerën e operatorëve të shërbimeve të telekomit në të gjithë Europën, që aktualisht qëndron në rreth 100. Por a vlen kjo për shtetet që nuk janë pjesë e BE-së? Ende nuk dihet, por detajet e plota të marrveshjes pritet të publikohen javët në vijim. |ameble|