SHPËRNDAJE

Nokia-MicrosoftFundi i një epoke po afrohet. Microsoft ka njoftuar sot se gjatë kësaj javë respektivisht të premten me 25 Prill pritet të finalizoj blerjen e saj të pajisjeve dhe shërbimeve nga Nokia, duke shënuar kështu fundin e linjës së smartphone-ve me emrin Nokia.

Nokia, një kompani finlandeze që ishte që nga fillimi element i rëndësishëm në prodhimin e telefonave celular për të gjithë botën, tani do të fokusohet kryesisht në prodhimin e pajisjeve të telekomit, ndërsa Microsoft do të përdorë inxhinieritë dhe talentet e Nokia-së për të lansuar smartphone dhe tablet të vet.

Microsoft nuk do të përdorë emrin Nokia për pajisjet e saja mobile, dhe në vend të kësaj më shumë gjasë ata do të ndryshojnë emrin në “Microsoft Mobile.”Microsoft ka thënë se “kjo blerje e arritur do të ndihmojë përshpejtimin dhe adoptimin e tregut për Windows Phone, duke i futur kështu miliarda përdorues të ardhshëm në shërbimet e Microsoft-it nëpërmjet smartphone-ve të Nokia-së.” /ameble

SHPËRNDAJE