SHPËRNDAJE

Acer Chromebox CXI 2Acer këtë javë njoftoi se në muajin e ardhshëm do të lanson pajisjen Chromebox CXI me çmim prej 180 $.

Pajisja nga Acer, Chromebox CXI, është në fakt sistemi i parë në formën e një desktopi që do të vije me sistemin operativ nga Google, Chrome OS, i cili fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm në SHBA dhe Kanada.

Chromebox CXI ka të integruar një procesor Intel Celeron Haswell 2957U, 2GB / 4GB RAM memorie dhe 16GB memorie të brendshme.

Karakteristika të tjera të Chromebox CXI përfshijnë 4 porta të USB 3.0, portet dhe lidhjet për Gigabit Ethernet, Wi-Fi, Bluetooth 4.0, HDMI dhe po ashtu ka të integruar edhe portën për microSD kartelë.

Modeli Acer Chromebox CXI i pajisur me 2GB RAM do të ketë çmimin prej 180 $ në SHBA ndërsa në Kanada 199$ dhe modeli me 4GB do të ketë me çmim 220$ në SHBA ndërsa në Kanada 239$.

Momentalisht nuk ka informata për lansimin e Chromebox CXI në mbarë botën. /ameble

SHPËRNDAJE