SHPËRNDAJE

Skype ketë javë ka njoftuar se ka përditësuar versionin e tyre Skype për Ueb me një funksion të ri që përdoruesit e Skype-it vërtet do ta pëlqejnë. Nga tani mund të bëni thirrje nëpërmes llogarisë Skype për Ueb direkt në smartphone apo lidhje lokale.

Skype per ueb (1)

Për ata që shumicën e kohës janë brenda apartamenteve, shtëpive apo zyrës, për shembull, nganjëherë lidhja e telefonave ka pengesa dhe nuk është shumë e fortë, kështu që Skype për ueb mund të përdoret për të bërë thirrje telefonike të rëndësishme, pa pasur pengesa.

Skype per ueb (2)

Përditësimi i këtij versioni të Skype-it u mundëson përdoruesve gjithashtu të shikojnë video drejtpërdrejt në YouTube nëpërmes chat-it, pa e mbyll ose minimizu faqen në të cilen jeni duke biseduar, posedon mundësinë për të ndarë bisedat me njerëz të tjerë dhe përfshin një sistem të ri të njoftimit në thirrje apo mesazhe të reja nga Skype. /ameble

SHPËRNDAJE