Google ka njoftuar sot se nga tani e tutje, përdoruesve ju mundësohet të shkarkojnë të dhënat e tyre nga shërbimi Gmail dhe Google Calendar. Secili përdorues do të ketë mundësinë për të shkarkuar të gjitha të dhënat ose të zgjedh për të shkarkuar pjesë të veçanta.

Gmail shkarko

Përdoruesit gjithashtu do të kenë mundësinë të shkarkojnë vetëm një pjesë të arkives nga të dhënat e tyre nga shërbime të  ndryshme të tilla si Google+, YouTube, Gmail, Google Calendar, Google Drive etj. Duke ofruar këtë funksion, Google jua bën më të lehtë përdoruesve të ruajnë të dhënat apo edhe të bartin ato në shërbime tjera.

Kompania thotë se ketë shërbim do ta aktivizoj gradualisht dhe i tërë procesi do të përfundojë gjatë muajit të ardhshëm. |ameble|