SHPËRNDAJE

Microsoft zyrtarisht sot ka lëshuar përditësimin e tyre të parë me plotë ndryshime për Windows 8, të koduar si Windows 8.1. Softueri është në dispozicion për shkarkim për të gjithë globalisht dhe është pa pagesë për përdoruesit ekzistues të Windows 8, ndërsa të tjerët që ende janë me Windows 7, Vista dhe XP mund të paguajnë për të instaluar 119 $ për përditësim në versionin e fundit të Windows-it.

Windows 8.1

Përdoruesit tani e kanë mundësinë për të kaluar direkt në pamjen e vjetër desktop, duke lënë mënjanë ndërfaqen Livetile e njohur më parë si ndërfaqja Metro. Ndërfaqja Livetile ka ekstra dizajn dhe ngjyra shtesë që ikonat apo Widgets mund të konfigurohet me madhësi të ndryshëm. Në Windows 8.1 mund të funksionojnë deri në katër aplikacione në të njëjtën kohë (krah për krah), gjithashtu posedon motorin e ri për kërkim Smart Bing. SkyDrive dhe Skype janë gjithashtu të përfshira dhe një aplikacion i ri ” Movie Moments” për editim të videove.

Përditësimi i Microsoft-it pritet të instalohet të shumë përdorues, sidomos nga të cilët me të vërtetë duan kompjuterët e tyre të kenë stilin e vjetër të desktop-it. Përditësimi nga Windows 8 në Windows 8.1 llogaritet në madhësi rreth 2.8GB, kështu që pritet që procesi i instalimit të zgjatë paksa. |ameble|

SHPËRNDAJE