SHPËRNDAJE

Google SingGoogle sot në konferencën vjetore për zhvillues I/O pritet të jap edhe një lajm tjetër shumë të rëndësishëm. Kompania ka nisur shërbimin e saj të fundit, Google Domains, i cili do të përqendrohet në biznese të vogla duke ndihmuar ato që të marrin hapat e tyre të parë në internet. Pra, thjesht do të bëhet konkurrent i GoDaddy.

Thelbi i Google Domain është motori i kërkimit, i cili ju mundëson të kërkoni dhe lehtë të blini një domain URL për biznesin tuaj. Gjithashtu do të ketë mundësinë të blini dhe shisni domain-a përmes kësaj faqe. Google ofron deri në 100 domain-a të bazuar në një adresë të email-it dhe deri 100 nën-domain-a nga blerja e një domain-i. Shërbimi nuk përfshin ndonjë mjet me anë të cilit mund të ndërtohet një uebfaqe, por gjiganti i kërkimit është partner me Squarespace, Wix, Weebly dhe Shopify.

Google ka thënë se ka krijuar ketë shërbim pasi që nëpërmjet kërkimit ka parë se 55% e bizneseve të vogla ende nuk kanë një uebfaqe. Ne jemi të sigurt që këto adresa të reja do të ndihmojnë kompanitë e vogla që të fitojnë më shumë para. Këtu gjithsesi se, edhe vet kompania do të ketë fitimet e veta.

Nga tani secili mund të kërkoj për adresën që ju intereson nëpërmes Google Domains, edhe pse për momentin ju nevojitet një kod për përdorimin e kësaj faqe, kjo do të jetë deri sa të lansohet zyrtarisht. /ameble

SHPËRNDAJE