SHPËRNDAJE

WWDC 2014Apple javën e kaluar kishte njoftuar së konferenca e tyre për zhvillues WWDC 2014 do të jenë në dispozicion për pajisjet iOS, në ueb-faqen e tyre dhe televizionet Apple.

Apple WWDC 2014 fillon sot me fjalimin kryesor të kompanisë, ku fjalën do ta marr krye-shefi i Apple-it, Tim Cook, dhe do të mbahet në Qendrën Moscone të San Francisco-s.

Nga kjo ngjarje po presim një numër risish të reja nga Apple, e cila do të përfshijë versionin e fundit të OS-it për smartphone, Apple iOS 8, gjithashtu do të dëgjojmë më shumë detaje në lidhje me lançimin e ardhshëm të softuerit për desktop, OS X 10.10.

Nuk është e qartë ende nëse do të shohim ndonjë pajisje të re në këtë ngjarje pa marrë parasysh thashethemeve që janë dëgjuar më herët. iPhone 6 ose Apple iWatch siç është spekuluar nuk pritet të shohim deri në muajin Shtator.

Ngjarjen drejtpërdrejt të Apple-it, WWDC 2014 mund ta shikoni nga ora jonë lokale 19:00, nëpërmes ueb-faqes së Apple-it duke klikuar këtu. /ameble

SHPËRNDAJE