Category Archives

62 Articles
Sony lanson memorie të reja XQD dhe SD

Sony lanson memorie të reja XQD dhe SD

Fotograf mesatar të cilët marrin foto apo video familjare, nëpër pushime apo edhe foto të rastit, nuk është e nevojshme të kenë pajisje me karakteristika të larta. Megjithatë për ata që janë profesionist dhe janë gjithmonë në kërkim të pajisjeve të fundit, atëherë mund të ju interesojnë kartelat e memorieve të fundit të lansuara nga kompania Sony.

Sony XQD 128GB

Në ngjarjen CES 2016, Sony ka lansuar dy memorie të reja, në formën XQD dhe SDXC UHS-II. Për ata që nuk e dinë, UHS-II është klasa e fundit e këtyre memorieve që ofron lexim dhe shkrim me të shpejtë në krahasim me ato paraprake.

Memoriet Sony XQD sipas Sony-it lexojnë me shpejtësi deri në 440MB/s, dhe shkruajnë me shpejtësi deri në 150MB/s. Kurse ato SD janë pak me të ngadalshme më lexim 260 MB/s, dhe shkrim 100MB/s.

Sony ka informuar gjithashtu se këto memorie janë në përputhje edhe me kamerat e fundit Nikon, D5 dhe D500.

Detajet për sa i përket çmimeve dhe disponueshmërisë pritet të bëhen së shpejti. /ameble

Lenovo prezanton Smartphone-in Android A6000 në CES

Lenovo prezanton Smartphone-in Android A6000 në CES

Lenovo A6000Në ngjarjen CES 2015, Lenovo ka prezantuar një model të ri të smartphone-it i koduar me emrin Lenovo A6000.

Lenovo A6000 karakterizohet me një ekran HD 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor nga Qualcomm Snapdragon 410 me shpejtësi prej 1.2GHz dhe 1GB RAM memorie.

Karakteristika të tjera të Lenovo A6000 janë; kamera frontale 2 megapikselë, kamera e pasme 8 megapikselë, hapësira e brendshme 8GB, përkrahja e 2 SIM kartelave, bateria e fuqisë 2300 mAh dhe përkrahë teknologjitë WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE.

Pajisja pritet të vije me versionin e sistemit Android 4.4 KitKat me një çmim rreth 169$. /ameble

Saygus V2 suporton zgjerim memorje deri në 320GB

Saygus V2 suporton zgjerim memorje deri në 320GB

Saygus-v2-phone-press-2Ndoshta kjo është hera e parë që dëgjoni për kompaninë Saygus, kjo për shkak se pajisjet e prodhuara nga kjo kompani nuk janë të shumta. Por duke filluar që tani, ju mund ta ngulitni në mendje emrin e kësaj kompanie nga smartphone më i ri Saygus V2, i cili suporton zgjerim memorje deri në 320GB.

Saygus ka shfaqur smartphone V2 në CES 2015. Pajisja ka ekran 5 inç 1080p, procesor Snapdragon 801 2.5 GHz quad-core, 3GB RAM dhe ka sistem operativ Android 4.4.4 KitKat. Sensorët e kamerave janë 21MP dhe 13MP për kamerën ballore. Një specifikë tjetër që përfshihet është skaneri i shenjave të gishtave dhe karikimi wireless. Audioja mundësohet nga altoparlantët Harmon Kardon. Por ajo çfarë e dallon këtë smartphone nga të tjerët është suporti për zgjerim memorje deri në 320GB. Kjo arrihet nga memorja e brendshme prej 64GB dhe 2 vendeve për kartë memorje deri në 128GB secila.

Saygus do të dalë në tregun e ShBA në pranverë dhe më vonë në Europë dhe Azi./ameble

Lansohet Flash memoria SanDisk USB 3.0 për smartphone

Lansohet Flash memoria SanDisk USB 3.0 për smartphone

Pronarëve të smartphone-ve Android që posedojnë  OTG (On-The-Go) të aktivizuar, ndoshta mund t’ju interesoj për Flash memorien e re Ultra Dual USB Drive 3.0 për smartphone, të prodhuar nga SanDisk dhe lansuar sot në panairin CES 2015.

SanDisk Ultra Dual USB Drive 3.0

Flash memoria e re SanDisk USB 3.0 posedon aftësinë e transferimit te të dhënave deri në 130 MB për sekondë dhe është e pajisur me një jack mikro USB në njërën anë kurse në anën tjetër USB 3.0.

Fillimisht SanDisk për ketë pajisje të vogël do të ofroj USB me kapacitet prej 16 GB deri në 64 GB, kurse çmimet fillojnë nga 23 $ për 16GB dhe rritet në 65 $ për versionin 64GB. Për më shumë informacione lidhje me këtë Flash memorie për smartphone mund të gjeni në ueb-faqen e tyre. /ameble

Prezantohet Sony Walkman i ri

Prezantohet Sony Walkman i ri

Pati shumë thashetheme për prezantimin e një Sony Walkman të ri në CES 2015 dhe këto thashetheme rezultuan të vërteta. Sot u prezantua Sony Walkman ZX2 dhe kompania Sony e konsideron si “frutin e një pune të gjatë për të përmirësuar teknologjinë e dëgjimit të muzikës.”

Walkman ZX1 u prit mirë nga konsumatorët vitin e kaluar dhe pritet që Walkman ZX2 të ketë të njëjtën pritje. Dizajni i pajisjes është i mrekullueshëm me tre butonat tipik të vendosur anash, aty ku gishtat pozicionohen në mënyrën më të mirë. Pajisja është më e rëndë dhe kjo e bën Walkman ZX2 të jetë një pajisje e qëndrueshme.

Walkman ZX2 nuk është një pajisje all-in-one. Ky audio player ka sistem operativ të vjetër Android 4.2 Jelly Bean dhe megjithëse mund të shkarkosh aplikacione nga Play Store, kjo nuk do të thotë që mund të konkurojë kundër smartphoneve. ZX2 është i aftë të luajë audio në formatet DSD, WAV, AIFF, FLAC, Apple Lossless dhe shumë të tjera. Pajisja mund të lidhet me pajisjet e tjera me Bluetooth dhe NFC.

Të gjitha këto specifika vijnë në një pajisje që kushton relativisht shumë. Walkman ZX2 do të dalë në treg në pranverë me një çmim prej 1200 dollarësh. Ky çmim mund të “justifikohet” nga fakti se kjo pajisje është krijuar për t’u përdorur nga njerëzit që kërkojnë një eksperiencë audio të niveleve të larta dhe kjo pajisje e mundëson këtë eksperiencë.

Më poshtë mund të shikoni disa foto të pajisjes të postuara nga The Verge. /ameble

Prezantohet ASUS Zenfone Zoom, posedon 10 elemente të kamerës

Prezantohet ASUS Zenfone Zoom, posedon 10 elemente të kamerës

ASUS pas prezantimit të smartphone-it Zenfone 2, ata kanë vazhduar me smartphone-in tjetër të dedikuar për fotografi Zenfone Zoom.

ASUS Zenfone Zoom

 

Ky është një smartphone i pajisur me 10 elemente të lenteve, zoom-in optik 3X, stabilizimin e imazhit optik, kontrollet profesionale për balancim të dritës, vlerën e ekspozimit, ISO, shpejtësinë e shkrepjes dhe pikën qendrore të imazhit.

Zenfone Zoom është i pajisur me kamerën 13-megapikselë që posedon laserin auto-fokus kurse atë frontale 5-megapikselë. Përveç të gjitha këtyre karakteristikave të kamerës si smartphone përmban ekranin 5.5-inç 1080p, versionin Android 5.0 Lollipop si të gjitha të tjerat ngjashëm me Zenfone 2.

Zenfone Zoom do të dal në shitje nga çereku i dytë i vitit dhe pritet të vijë me çmim prej 399$. /ameble

Prezantohet ASUS Zenfone 2, posedon 4GB RAM

Prezantohet ASUS Zenfone 2, posedon 4GB RAM

Gjatë panairit tregtar për teknologji CES 2015 në Las Vegas, udhëheqësi i ASUS-it, Johnny Shih, ka thënë se ASUS tashmë shet për çdo muaj nga 1.5 milionë produkte Zenfone. Për të vazhduar ketë ritëm ata kanë lansuar modelin tjetër Zenfone 2.

ASUS Zenfone 2

Kompania ka thënë se ky smartphone posedon hapësirën e ekranit 72% në raport me trupin e tij në total. Risia tjetër e tij është që përmban 4GB RAM, e që e bën atë si smartphone-i i parë në dispozicion që posedon kaq RAM.

Karakteristikat e plota të tij janë: përmban procesorin 64-bit “super” 4-bërthamor Intel Atom, 2 ose 4GB RAM, ekranin 5.5-inç me 1080p, kamerën e pasme 13-megapikselë, atë frontale 5-megapikselë, vjen direkt me versionin Android 5.0 Lollipop dhe përkrah lidhjen 4G LTE Cat. 6.

Zenfone 2 do të jetë në dispozicion nga muaji Mars, duke filluar me çmim prej 199$. /ameble

Lenovo lanson dy smartphone Vibe X2 Pro dhe P90

Lenovo lanson dy smartphone Vibe X2 Pro dhe P90

Lenovo gjithashtu ka njoftuar për dy smartphone të ri që tanimë ka futur në portofolin e tyre, Vibe X2 Pro dhe P90.

Lenovo Vibe X2 Pro në pamje dhe dizajn duket të jetë më i bukur se sa modeli X2 Vibe që ishte lansuar në IFA vitin e kaluar. Smartphone është mundësuar nga procesori 8-bërthamor Cortex-A53 64-bit Snapdragon 615 dhe përmban ekranin IPS LCD 5.3 inç 1080p.

Ky model me dy SIM kartela përmban 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme për ruajte, me mundësi zgjerimi nëpërmes kartelave microSD. Në të dy anët e pajisjes është futur kamera me 13-megapikselë, anën e pasme me blicin LED për fotografi kurse atë frontale për selfie. Nuk ka blic në pjesën frontale, për arsye se Lenovo ka prodhuar një blic të jashtëm për Vibe X2 Pro që lidhet me portën e zërit 3.5mm dhe ofron ndriçimin LED të shpërndarë.

Lenovo Vibe X2 Pro posedon baterinë me fuqi 2410 mAh dhe vjen me dimensione 146.3 X 71.0 X 6.95mm me peshë 140g. Shitjet e këtij modeli fillojnë nga muaji Prill.

Kurse sa i përket modelit tjetër Lenovo P90 është i mundësuar nga procesori Intel Atom Z3560, 4-bërthamor. Posedon ekranin pak më të madh IPS LCD 5.5 inç. Edhe ky model vjen me 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme për ruajte me mundësi zgjerimi nëpërmes kartelave microSD, por bateria e tij është 4000 mAh. Për dallim nga modeli tjetër ky posedon vetëm një portë SIM.

Kurse ky model në shitje do të filloj nga muaji Shkurt, mirëpo çmimet nuk janë bërë të ditura për asnjerin model. /ameble

Lansohet LG G Flex 2 me procesor Snapdragon 810

Lansohet LG G Flex 2 me procesor Snapdragon 810

LG në ngjarjen CES 2015 ka lansuar të shumë përfolurin G Flex 2. Ky është smartphone-i i dytë që lakohet nga kjo kompani dhe ofron shumë përmirësime krahasuar me modelin e vitit të kaluar, duke përfshirë edhe karakteristika harduerike që e bëjnë pajisjen të përsosur.

LG G Flex 2

G Flex 2 si smartphone është më i vogël se ai origjinali, vjen me ekran 5-inç të mprehtë dhe rezolucion 1080p. Gjithashtu vjen me dy versione 2GB ose 3GB RAM në varësi se ku shitet, 16GB ose 32GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, kamera kryesore 13-megapikselë e përmirësuar si nga ana harduerike ashtu edhe ajo softuerike, më shumë rezistent ndaj gërvishtjeve, portën microSD që përkrah kartela deri 2TB dhe krejt në fund procesorin 8-bërthamor 64-bit Snapdragon 810.

Sigurisht, së në të është e përfshirë edhe kamera frontale 2.1-megapikselë, laseri-autofokus për fotografi, NFC, USB 2.0 etj. Kompania LG ka planifikuar ta lansoj ketë model me ngjyrë të kuqe. Për shitje do të filloj këtë muaj në Korenë e Jugut duke vazhduar me tregje të tjera, mirëpo çmimi ende nuk është treguar. /ameble

Çfarë pritet nga CES 2015?

Çfarë pritet nga CES 2015?

Gazetarët e teknologjisë nga e gjithë bota, këto ditë kanë zbarkuar në Las Vegas për ngjarjen e madhe për teknologji CES 2015. Kjo ngjarje zyrtarisht fillon nesër dhe vazhdon deri në fund të javës. Startups dhe gjigantët e teknologjisë do të krijojnë guzhma nëpër sallat e kësaj ngjarje, duke treguar së çfarë pritet të kemi në 2015-tën.

CES 2015

Nëse ju intereson se çka mund të na sjellin ata, më poshtë kemi bërë një përmbledhje të shkurtër:

Smartphone

Zakonisht, emrat e mëdhenj të smartphone-ve në kësi lloj ngjarjesh dëshirojnë të kenë datat e tyre të veçanta për prezantimin e produkteve. Përderisa këtu nuk do të shohim asgjë nga Apple, ne mund ta presim Sony-in e cila në një konferencë të saj që ka paralajmëruar të mbahet sot me 5 Janar, do të na njoftoj për smartphone-in Sony Xperia Z4. Nëse bazohem nga modelet e kaluara të Xperia-s, nga Z4 mund të pritet kamera më e fuqishme, procesori, pajisja e papërshkueshme nga uji si dhe pritet të vijë me versionin e fundit Android 5.0 Lollipop.

Një lojtar tjetër i madh në kategorinë e smartphone-ve në ketë ngjarje është edhe LG-ja. Sot më herët kemi raportuar se nga kjo kompani sipas posterave është konfirmuar smartphone-i G Flex 2.

Edhe Xiaomi është një kompani tjetër që është e pranishme në ketë ngjarje. Kjo kompani kineze ka fituar famë gjatë vitit që shkoj me lansimin e smartphone-it Mi 4, dhe kështu edhe kësaj radhe pritet të vazhdoj me vrullin e saj me prezantimin e smartphone-it Mi 5.

Përderisa Samsung ka konfirmuar pjesëmarrjen në CES, ne do të presim dhe të shohim nëse kompania do ta prezantoj Galaxy S6. E njëjta gjë vlen edhe për HTC-në, e cila zakonisht për smartphone-at e saj të ri në vend të CES-it njofton në ngjarjen MWC, mirëpo asgjë nuk dihet.

Në ketë ngjarje pritet t’i shohim gjithashtu edhe kompani tjera të cilat nuk kanë si produkt primar smartphone-at, të tilla janë Kodak, Lamborghini etj.

Smartwatch (orë të mençura)

2014 ishte hera e parë ku orët e mençura (smartwatch) filluan të përdoren më të madhe nga përdoruesit, pas lansimit të softuerit Android Wear, orës Moto 360, LG G Watch, Pebble Steel, atij t’fundit Apple Watch etj. Sa i përket këtyre orëve nuk pritet asgjë nga Apple dhe Google për arsye se ato posedojnë ngjarjet e tyre të posaçme për këto produkte. Përderisa kompanitë e mëdha nuk kanë asgjë të re nga orët e mencura me siguri së kompanitë që si kemi dëgjuar kurrë do të vijnë më pajisje të reja të tilla.

Vetura

Veturat në ketë ngjarje nuk janë diçka e re (Audi gjithmonë aty posedon kabinën e vet që është mjaft spektakolare), me teknologjitë e re si Android Auto, automjete elektrike etj. Pra nga kjo presin më shumë lajme se zakonisht nga industrinë e automobilëve.

Përveç Audi, pritet edhe nga Ford, Toyota dhe Mercedes Benz. Të katër nga këta prodhues të automjeteve në të kaluarën gjithmonë kanë pasur një prani të konsiderueshme në ketë ngjarje. Sa për Apple CarPlay, kompania është bërë bashkë me Mercedesin, ku edhe pritet të dalin bashkë në një konferencë të paralajmëruar nga Mercedes sot pasdite.

Fotografi

Edhe pse thuhet së CES mund të jetë terreni kryesor për teknologjinë e kamerave, e që tradicionalisht nuk ka ndodhur kurrë, produkte të tilla të reja tanimë janë lënë në ngjarjet që në mënyrë tipike i përkushtohen fotografisë si Photokina ose ose organizime të pavarura të kompanive. /ameble

Smartwatch i ri Alcatel lidhet me Android dhe iOS

Smartwatch i ri Alcatel lidhet me Android dhe iOS

Alcatel prezantoi ditë më parë specifikat e smartwatch më të ri nga kompania, dhe sot kjo pajisje është prezantuar në CES 2015. Opsioni që e dallon këtë smartwatch nga të tjerat është se do të lidhjet me pajisjet Android dhe iOS.

Si çdo smartwatch tjetër, Alcatel Watch kontrollohet nëpërmjet një aplikacioni shoqërues për iOS dhe Android. Aty mund të zgjidhni se cilët aplikacione mund t’ju shfaqin njoftime në orë, mund të shikoni të gjitha të dhënat për shëndetin që janë regjistruar nga pajisja dhe mund të rregulloni mënyrat se si ora lidhet me smartphonin tuaj. Megjithëse kjo orë punon me të dyja platformat e sistemeve operative, Android të jep më shumë mundësi përdorimi, ndërsa me iOS opsionet duken të limituara.

Alcatel Onetouch Watch duket në pamje të parë e ngjashme me Moto 360 për shkak të ekranin të rrumbullakët, por nuk të krijon ndjesinë që të krijon Moto 360 kur e përdor. Kjo ‘e metë’ balancohet nga çmimi prej 149$, i cili e bën pajisjen të konkurojë me smartwatch të tjerë në këtë nivel çmimi.

Më poshtë mund të shikoni disa foto të pajisjes të postuara nga The Verge.

Posterat e LG-së konfirmojnë lansimin e LG G Flex 2 në CES 2015

Posterat e LG-së konfirmojnë lansimin e LG G Flex 2 në CES 2015

Thashethemet e fundit premtonin se gjenerata e dytë e smartphone-it G Flex do të vij këtë javë në ngjarjen CES, ku tani posterat e vendosur nga LG në Las Vegas e kanë konfirmuar ketë gjë. LG G Flex 2 duket shumë i ngjashem me modelin e vitit të kaluar G3, mirëpo i lakuar si paraardhësi i tij. Posterat e LG-së kanë mbuluar të gjithë korridorin kryesor ku mbahet ngjarja CES, por një gjë që mbetet ende mistike janë karakteristikat e këtij modeli.

LG-G-Flex-2-poster

Posterat të cilët janë fotografuar nga The Verge, na japin një pamje të çartë se si do të duket ky smartphone. Është vështirë të tregohet nga posteri se sa saktësisht është i madh, mirëpo thashethemet thonë se do të jetë pak më i vogël se sa modeli origjinal G Flex.

Nëse mbetet t’i besojmë thashethemeve, G Flex 2 do të vij me ekranin 5.5 inç 1080p, procesorin Qualcomm Snapdragon 64-bit dhe lidhjen e avancuar LTE. Edhe ky gjithashtu pritet të mbaj butonat e pasmë dhe do të jetë i lakueshëm. /ameble