SHPËRNDAJE

Konferenca vjetore e Google-it për zhvilluesit softuerik dhe inovacione I/O 2012, këtë here doli të jetë shumë më shumë se sa një mënyre e programimit të ndonjë kodi apo takim vjetor.

Edhe këtë vit Google e përdori pikërisht këtë konferencë për të dhënë lajme të mira dhe për të promovuar gjera të reja. Ameble përmes Youtube Live Stream ka transmetuar ditën e parë dhe të dyte të kësaj ngjarje te madhe, ku u dhanë lajmërime të mëdha nga Google dhe te ardhmen e saj.

Këtu kemi përfshirë disa nga të thënat e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur gjatë datës 27 dhe 28 Qershor 2012.

Po fillojmë me njërën nga mrekullitë e Google-it, është fjala për “Project Glass”

Project Glass

“Project Glass”  që në koncept janë syze inteligjente me kamera te cilat regjistrojnë secilin imazh qe ju dëshironi. Këto janë njëri prej zbulimeve të mëdha te Google dhe parashihet që në këtë Google të vazhdoj të ndërtoj të ardhmen e saj.

Tableti Nexus 7

  • Google e rrit programin e tij Nexus nga telefonat në tabletë përmes Nexus7, i cili u ndërtua në partneritet me Asus.
  • Ka erkan me madhësinë e 7-inç IPS LCD, me rezolucion 1280×800, procesor katër-bërthamorë Tegra3 dhe vjen ne hapësirë 8GB ose 16GB.
  • Ka peshë vetëm 340 gram
  • Google premton se ky tabletë do ta mbajë baterinë më shumë se 9 orë edhe nëse shikojmë video te kualitetit HD.
  • Tableti vjen me versionin 4.1 të Androidit, dhe do të  jetë në shitje që nga mesi i Korrikut.
  • Çmimi i tij do të jetë shumë i arsyeshëm, me 199$ amerikan mund ta kemi versionin me 8GB ndërsa 249$ për versionin 16GB.

Dyqani virtual i Androidit

  • I bërë nga Google ky dyqan do të furnizohet me mijëra revista, duke përfshirë edhe shumë tituj të njohur revistash siç janë “Esquire, Men’s Health, Good Housekeeping, Cosmopolitan, Vanity Fair” e shumë të tjera. Çmimet e tyre do të sillen nga 1 deri 5$.
  • Qe tani e tutje filmat e çdo lloji do të jenë në dispozicion për porosi, jo vetem më qera por edhe mund te shkarkohen dhe ti keni përgjithmonë.
  • Zhvillueshit softuerik mund te bëjnë “push out smart updates” ne aplikacionet e tyre ne vend që të shkarkohen i tërë aplikacioni per tu zavëndsuar.

Dyqani virtual i Androidit

Google+

  • Google përfundimisht ka leshuar “Google+ apps for tablets“ Google+ aplikacione për tablet. Versioni për android tanimë është në dispozicion, dhe së shpejti edhe për iPad.
  • Ngjarjet janë shtuar. Miqtë te cilët tani i ftoni do të pranojnë një ftesë speciale duke pas privilegjin të jenë nga të ftuarit e parë dhe të gjitha këto ngjarje regjistrohen ne Google Calendar duke përfshire edhe fotografitë e tyre.

Nexus Q

  • Nexus Q është edhe njëra prej arritjeve të Google. Është një pajisje e çuditshme e cila montohet në HDTVnë dhe lidhet me sistemin e kinemasë tuaj shtëpiake. Mund ta kontrolloni këtë pajisje përmes telefonit apo tabletit tuaj
  • Android duke lëshuar muzikë apo video të ndryshme sipas dëshirës.
  • Çmimi fillestar i kësaj pajisje ëshët nga 299$ amerikan.

Android 4.1 (Jelly Bean)

  • Verzioni i Androidit (4.1) i cili u promovua ketë herë, quhet “Jelly Bean”, i cili është një arritje e madhe dhe karakterizohet me shume përmisime ne krahasim më Ice Cream Sandwich (4.0)
  • Ky version i Android do të lansohet gjithashu ne ditët e para të korrikut dhe te paret qe do te kenë mundësin ta shijojnë do te jenë pronaret e rinjë te tableteve Nexus 7.
  • Përformanca e Interface-it është njeri ndër fokuset e mëdha për të cilen Google është kujdesur. Shpejtesia e procesorit do të vërehet sapo qe ju te keni prekur ekranin. Ka ndryshime grafike te cilat do të vërehen në shikim te parë dhe shume gjera tjera te cilat do te jene te dukshme.
  • “Home screen” shume me lehtë mund te kostumizohet, me ikona dhe vegla te cilat lehtë mund te zvogëlohen apo zmadhohen.
  • “Offline voice input”: fjalët mund te regjistrohen gjersa ju flisni, edhe nëse nuk keni çasje ne internet. Tani per tani kjo do të regjistroj vetem fjalët ne gjuhen angleze “U.S. English” dhe do te përcillet me gjuhet tjera ne te ardhmen e afërt.
  • Tastatura tani provon te predikoj fjalen qe ju do te përfundoni se shkruari dhe do te shfaq nje liste te fjalëve te mundeshme te cilat ju tentoni ti shkruani.
  • Njoftimet “Notifications” jane përmisuar. Ne vend te lajmërimeve te thjeshta dhe pasive qe kemi marr ne te kaluarën, notifikimet tani do te jene aktive.  Me tërheqjen tatëpjetë te dy gishtërinjve ne njërin prej njoftimeve ju mund te shihni me shume detaje ne lidhje me kete njoftim.
  • Voice Search“Kerkimi përmes zerit” është tejet i përmisuar, me më shumë përgjigje direkte dhe me zë i cili do ti ngjasoj sa me shume nje njeriu.
  • Android Beam është përmisuar.  Perdoruesit tani mund te shpërndajnë fotot dhe videot ne menyrë më të lehtë.
  • Kamera-  tani ka nje opcion per rishiku fotot e sapo bëra duke vazhdu deri ne fotot e bëra qe nga fillimi.

Browser-i Google Chrome

  • Google Chrome tani ka mbaruar fazet testuese Beta, dhe ju mund te shkakroni ate nga Google Play store.
  • Chrome tani është edhe pjese e Apple IOS per iPhone, iPod touch, and iPad.
  • Chrome i sinkronizon nënfaqet, historinë e shfletuesit, butonin “back”, qasjet ne të.

Google Drive dhe Docs

  • Google Drive aplikacionet tani jane pjese e dyqanit virtual te IOS.
  • Opcione te avancuara per kërkim: Google do te përdor OCR dhe detektuesit e imazheve per te mundësuar kërkime per tekst dhe disa objekte ne imazhe dhe dokumente te skenuara.
  • Sinkronizimi i drejtperdrejtë  i Google Docs.
  • Editimi i dokumenteve ne gjendjen Offline tani është i mundur, të dhënat e shtuara ruhen në një hapsirë të Cache-it lokal dhe pas ri-sinkronizimit ato bëhen pjesë e Google Docs.

Google I/O 2012 dita e parë(video):

[youtube id=”VuC0i4xTyrI” width=”600″ height=”350″]

Google I/O 2012 dita e dytë(video):

[youtube id=”tPtJd6AzU8c” width=”600″ height=”350″]

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE