Nikon ka njoftuar se do të lansoj shërbimin e tyre të ri për shpërndarjen e fotove (photo sharing) të quajtur “Nikon Image Space”, i cili është krijuar për të zëvendësuar atë ekzistuesen “my Picturetown”
Ky shërbim nga Nikon do të filloj më datë 28 janar dhe do të ofroj qasje falas për përdoruesit që janë të gatshëm të ngarkojnë (upload) fotografi dhe shpërndajnë ato me të tjerët.
Përdoruesit pasi të kyçet do të ketë mundësinë të zgjedhin midis dy llogarive, njërën “Basic”, e cila ofron 2GB hapësirë të lirë, si dhe tjetrën të avancuar “Special” për pronarët e kamerave Nikon që u ofrohet përdoruesve 20GB hapësirë, mirëpo kjo bëhet me një formë aplikimi online për të verifikuar pajisjen Nikon.
Përveç hapësirës shtesë ne paketën “Special” ofrohen edhe opsione tjera, duke përfshirë këtu aftësinë për të vendosur fjalëkalimin (password) në ndarjen e fotografive, së bashku me mjete që kufizojnë shkarkimet e fotografive. |ameble| [divider top=”0″]