Nikon ka prezantuar kamerën DSLR D810, duke u lavdëruar se ky model sjell imazhet me kualitetin më të mirë në historinë e kamerave të tyre. Sensori FX-format CMOS dhe procesori i imazheve EXPEED 4 vijnë më tërheqës kësaj here, si dhe me një mori karakteristikash tjera të përmirësuara.

Sipas prodhuesit të kësaj kamere, ky është DSLR-i i parë në historinë e kompanisë që ofron 64 ISO me qartësi të lartë dhe tone të pastra. DSLR D810 është thënë së ofron të njëjtin varg dinamik si 100 ISO, duke bërë këtë nëpërmjet përdorimit të sensorit FX-format CMOS. Në anën tjetër të spektrit, ky DSLR ofron 12800 ISO.

Nikon D810 sjell në vete fotografinë e sheshtë të komandave, duke ofruar më pak përpunim të imazhit nga kamera, për të marrë pamje më neutrale dhe kështu duke ruajtur më shumë detaje në imazhe. Ky model e ka gjithashtu një opsion të ri për të qartësuar imazhet sipas dëshirës. Përdoruesit e kësaj kamere mund të marrin nga 5-korniza për sekondë (frames per second-fps) në formatin FX, ndërkohë që numri rritet në 7 fps në formatin DX.

Karakteristika tjera përfshijnë OLED viewfinder që mbulon rreth 100% të kornizës, si dhe ekranin LCD me 1229k-dot me bilanc të ngjyrave. Kamera posedon edhe incizimin e videove HD, etj.

Çmimi e kësaj pajisje është 2422 . /ameble