Nikon ka zbuluar foto-aparatin e tyre të ri , 24 megapixel me karakteristika të ndryshme dhe specifika të larta, duke përfshirë këtu edhe lidhjen WiFi. Modeli D7100 ka për synim profesionistët, dhe është thënë se ofron cilësi të jashtëzakonshme të imazhit dhe video më definicion të lartë.
Nikon D7100 përmban sensorin DX-format CMOS, autofokusin 51 pikë, si dhe një varg ISO prej 100-6400. Një gjë që duhet përmendur tek ky foto-aparat është niveli i ulët i zhurmës, si dhe shpejtësia në kohë e përgjigjjes. Pajisja përkrahë kartelat SDXC dhe UHS-1. Për tu siguruar që imazhet që behën janë gjithmonë siç duhet, kjo pajisje përmban ekranin LCD 3.2 inç me rezolucion 1229k. Kamera mund të incizoj video në 1080p dhe luaj ato në HDTV me anë të një kabllo HDMI. Ka efekte krijuese që mund të përdoren në video në kohë reale për të aplikuar efekte me mundësi ndryshimi, të tilla si Sketch Color.
Kamera është planifikuar për lansim muajin e ardhshëm, dhe do të ketë një çmim prej 1.599 $ (1.207 €). |ameble|
[divider top=”0″]