Facebook llogari falseDuhet të jeni të kujdesshëm kur bëni miq në internet, sidomos kur është fjala për fëmijët tuaj. Një djalë 13 vjeçar nga Karaçi i Pakistanit ka qenë viktimë e rrëmbimit, përderisa rrëmbyesi i tij u paraqit si një shok (friend) në lojërat online, i cili pastaj e bindi djalin që të takohet më të në jetën reale, ka raportuar BBC.

Djali pasi doli, u rrëmbye dhe u mbajt për një kohë, duke kërkuar rrëmbyesit një shpërblim prej 500.000 $. Fatmirësisht, policia përdori të dhënat e telefonit celular për të ndjekur kidnapuesit dhe pastaj e liruan.

Nëna e djalit ishte shumë e lumtur që takoi djalin e saj përsëri, ajo u prononcua duke thënë se prindërit duhet të mbikëqyrin fëmijët e tyre, përderisa përdorin rrjetat sociale. |ameble|