Zakonisht kur bëhet fjalë për akuza kundrejt kopjimit, Apple është ajo që zakonisht kopjohet nga kompani tjera sa i përket dizajnëve të smartphone-ve, tablet-ve apo edhe kompjuterëve. Por kësaj radhe interesante është se, një kompani kineze për smartphone Digione ka akuzuar Apple-in se ka kopjuar dizajnin e tyre me iPhone 6 dhe 6 Plus.
Më herët është spekuluar se smartphone-t e fundit të Apple-it ndoshta me shumë janë kopjuar nga Lenovo në mënyrë specifike nga Lenovo Sisley S90, por tani po del që Apple mund të ketë kopjuar dizajnin ndoshta nga Digione. Kjo kompani ka thënë se u ka dërguar një letër Apple-it në muajin Shtator, për t’i bërë më dije për shkeljet e mundshme të patentës, që atyre u është dhënë në muajin Korrik nga e Zyra për Pronësi në Shtetin e Kinës.
Apple-in nuk duket se e kanë shqetësuar shumë pretendimet e kompanisë Digione, e cila si duket me arsye e ka publikuar letrën në internet, me shpresë që s’paku t’ua tërheq vëmendjen Apple-it në këtë çështje dhe t’i detyroj ata që të përgjigjen. Deri më tani nuk duket se Digione do ta padisë Apple-in ose do të kërkoj ndonjë vendim gjyqësor, por ata po shpresojnë në një komunikim për vullnet të mirë në gjetjen e një marrëveshje”
Gjithqka mbetet të shihet nëse Apple do të deklarohet për sa i përket kësaj akuze. /ameble