SHPËRNDAJE

Një mashtrim i ri po sillet nëpër Facebook, duke premtuar dhurata të shtrenjta pajisje elektronike në këmbim të një kliku “Like”. Një nga shembujt e më hershem të këtij mashtrimi ishte paraqitur më herët, duke ftuar përdoruesit e Facebook-ut për një “Like” në faqe dhe pastaj të ofrohet shansi për të marrë kufje elektronike nga Beats by Dr.Dre. Një zëdhënës nga kjo kompani, që është themeluar nga Dr.Dre dhe Jimmy Iovine, i kishin thënë CNET-it se nuk kanë lidhje me ofertën e rreme qe është shpërndarë dhe kanë kontaktuar Facebook-un për ta hequr ketë faqe.

Një promovim tjetër i ngjashëm që nuk është hequr ende, është për dhjetëra tabletë iPad që e identifikon veten si “Apple” dhe përfshin banner reklamë me imazhe të produkteve të Apple-it. Kjo faqe ka 47.000 “Likes” nga njerëzit që nuk janë të informuar se Apple nuk është ai që ka bërë ketë lojë, për është krejt diçka tjeteër. Faqja zyrtare e Apple-it në Facebook posedon rreth 9 milionë “Likes”.

Rregullat e shërbimit të Facebook-ut ndalojnë llogaritë mashtruese që krijohen për të imituar njerëzit e vërtetë, si dhe postimi i përmbajtjes shkel të drejtat e pronësisë së anës tjetër. I njëjti rregull vlen edhe për kompanitë. Për më shumë mbetet të shihet se si do të reagoj Facebook-u, pas paralajmërimeve për ketë faqe të dytë të rreme për dhurata nga Apple. Pra kujdes çfarë bëni “Like” në Facebook. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE