Antimicrobial Corning Gorilla GlassCorning është e njohur mirë për teknologjinë e tyre Gorilla Glass e cila është përdorur me shumë nga smartphone, dhe tani kjo kompani ka nisur një version të ri të xhamit mbrojtës për smartphone dhe tablet, të quajtur Antimicrobial Corning Gorilla Glass.

Antimicrobial Corning Gorilla Glass është projektuar për t’i ndaluar bakteriet në smartphone-t apo tabletët tuaj, sipas kompanisë kjo do të qëndroj për tërë jetën sa qëndron pajisja.

Deri me tani nuk janë dhënë detaje se në cilët modele të smartphone-ve apo tabletë-ve do të përdoret kjo teknologji e re nga Corning, për më shumë detaje mund të lexoni në uebfaqen Corning. /ameble