SHPËRNDAJE

PES 2015Futbolli është në trend këto ditë për shkak të Kampionatit Botëror FIFA 2014 i cili po ndodhë në Brazil. Në lidhje më ketë Konami ka njoftuar zyrtarisht për lojën PES 2015 në pajisjet PS4 dhe Xbox One. Thuhet se ky version i lojës do të jetë në dispozicion edhe për formate tjera.

Nuk ka datë konkrete se kur do të lansohet, por Konami thotë së loja do të jetë në dispozicion në mes të vjeshtës dhe dimrit të këtij viti.

Të përfshirë mbi 1000 lojtarë, PES 2015 për PS4 dhe Xbox ka bërë përmirësime të grafikes në publikë dhe stadiume. Edhe ky version i lojës do të marrë përditësime javore për të rregulluar transferimet dhe formacionet e ekipeve duke i mbajtur ato në përputhje me botën reale, ngjashëm sikur me FIFA 2014.

Disa pamje janë publikuar online, edhe pse Konami-t i mbetet që shumë shpejt të publikoj një video-pamje të shkurtë (trailer) të kësaj loje. /ameble

SHPËRNDAJE