SHPËRNDAJE

LG Optimus GJLG ka shtuar një tjetër smartphone të ri me Android në serinë e tyre Optimus, LG Optimus GJ që është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. LG Optimus GJ përmban ekran 4.7 inç HD me rezolucion 1280 x 720 pikselë, dhe është i pajisur me procesorë 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon S4 Pro në 1.5GHz.

Specifikat tjera përfshijnë kamerat frontale dhe të pasme, ajo e pasme për fotografi dhe video posedon 13 megapikselë kurse ajo frontale për video chat 2 megapikselë, vjen me 16GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave , plus baterinë 2280 mAh. Smartphone-i mund të zhytet në uji deri në një metër thellësi në një kohë prej 30 minutave.

Shitja me pakicë e tij do të jetë më çmim rreth 600 $ fillimisht vetëm në Tajvan, ende nuk ka detaje nëse do të fillojë shitjen në Evropë dhe vende tjera. |ameble|

SHPËRNDAJE