Edhe pse Shoqata Amerikane e Psikiatërve (APA) i ka klasifikuar fotot selfie si një çrregullim mendor, si duket kompanitë nuk brengosen fare për këtë dhe janë përqendruar më shumë në prodhimin e pajisjeve të dedikuar ekskluzivisht për foto selfie. Pikërisht, kompania Sony ka njoftuar për smarphone-in e ri Xperia C3 të cilin e quan si “smartphone-i më i mirë në botë për selfie”.
Sony Xperia C3 përmban një kamerë frontale 5 megapiksel me kënd të gjerë e projektuar për të marrë foto selfie, kamerën e pasme 8 megapilsel dhe ekranin 5.5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikseleve.
Modeli Sony Xperia C3 është i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon, 1GB RAM memorie dhe 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet edhe për 32GB nëpërmjet microSD kartelës.
Karakteristikat e tjera të Sony Xperia C3 përfshijnë një bateri 2500 mAh, WiFi dhe Bluetooth dhe pajisja vjen me sistemin Android 4.4 KitKat.
Xperia C3 do të jetë në dispozicion në një gamë të ngjyrave, të bardhë, të zezë dhe mint-gjelbër dhe do të dal në shitje në gusht, duke filluar nga tregu i Kinës dhe më pastaj vendet në vende të tjera./ameble