SHPËRNDAJE

Nokia Normandy or WearablesPara disa jave janë zbuluar disa foto në të cilat janë shfaqur imazhe ku shihet smartphone Nokia Normandy që ka të instaluar sistemin operativ Android në të.

Imazhe të tjera me përmbajte të njëjtë janë shfaqur edhe dje gjatë ditës nëpër portale të ndryshme, që si burim kanë @evleaks. Kompania e mirënjohur Nokia, pak kohë më parë ishte blerë nga gjiganti Microsoft.

Në të kaluarën sistemet operative në telefonat e mençur të Nokias kanë qene kryesisht të bazuara ne platformën Windows të Microsoft, por siç duket edhe Microsft ka kuptuar se Android është platforma më e pëlqyer në tregun global dhe se kjo mund të joshte njerëzit për të blerë Nokia.

Nokia-Normandy-leaks-out-in-red-alongside-another-possible-Asha

Sipas të dhënave të tjera që po qarkullojnë, Nokia gjithashtu është duke u përgatit që të integroj edhe sistemin e mbushjes përmes wireless në modelin e ardhshëm Nokia Normandy.

Nëse të gjitha këto që përfliten dalin të jenë të vërteta, atëherë Nokia do të bënte një revolucion në botën e smartphone-ve ngase pajisjet Nokia janë ndër më te pëlqyerat kur vie në pyetje hardueri i një telefoni, dhe tani që Android do të bëhet pjesë e tij, pa dyshim që Nokia do te shënoj rritje të mëdha në kërkesa nga ana e konsumatorëve.  |ameble|  

SHPËRNDAJE