CES 2014 tani ka filluar të harrohet kurse në anën tjetër përgatitjet kanë filluar për ngjarjen e radhës Mobile World Congress (MWC 2014) që pritet të mbahet muajin e ardhshëm.

Kompania finlandeze sot ka dërguar ftesa zyrtare për një konferencë të cilin e ka caktuar pikërisht në ngjarjen MWC 2014  me datë 24 Shkurt. Kompania nëpërmes ftesës nuk ka dhënë informacione së çka do të jetë tema e konferencës së saj. Ftesa shkruan për takim me kompaninë me moton “meet us under the tree”, edhe pse kjo tani për tani nuk jap ndonjë sinjal se çfarë mund të jetë.

Nokia MWC Event

Në bazë të thashethemeve të fundit, thuhet se do të prezantoj smartphone-in Lumia Icon, gjithashtu mund të shfaqen detaje rreth të përfolurit Nokia Normandy smartphone i parë me sistemin operativ Android.

Siç kemi njoftuar kompania Nokia tashmë ka shitur biznesin e tyre të smartphone-ve për kompaninë Microsoft dhe kjo e fundit mund të shfrytëzoj rastin që të njoftoj për planet e saj për të ardhmen. Sido që të jetë, ameble do të përcjellë ketë ngjarje dhe pjesën tjetër të ngjarjeve në MWC. /ameble