SHPËRNDAJE

Kompanitë Nokia dhe Microsoft janë duke u përgatitur për një konferencë shtypi që pritet te mbahet ne Nju Jork më datën 5 shtator. Ftesat u janë dërguar ueb faqeve dhe mediumeve te njohura për teknologji. Prodhuesi finlandez për telefonat Nokia, pritet të shpallë smartphone-in e tyre te parë me Windows Phone 8.

Ne fillim te javës qe shkoj, kryeshefi ekzekutiv i Nokia-s Stephen Elop tha për Reuters se kompania së shpejti do të shpallë një smartphone te bazuar në platformën Microsoft.

Po në të njëjtën datë, më 5 shtator në Helsinki do të fillojë edhe konferenca e Nokia World 2012 ka shtuar Elop. Prandaj, këtu duket se prodhuesi i telefonave Nokia mund të ketë planifikuar që te paraqesë pajisjen Lumia në të dy këto ngjarje, për te njëjtën kohë.

Se çfarë do të prezantohet ne të vërtet, mbetet të shohim. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE