SHPËRNDAJE

Nokia 808 kamera PureViewKemi dëgjuar mjaft thashetheme rreth modelit të koduar EOS nga Nokia, smartphone ky i cili është përfolur të jetë i pari model me Windows Phone 8 që do të përdorë kamerën 41 megapikselë, që ishte përfshirë në modelin Nokia PureView 808.

Tani, sipas një raporti të fundit, Nokia ketë model zyrtarisht thuhet se do ta lansoj në muajin Korrik, natyrisht kjo kohë mbetet ende për t’u konfirmuar nga Nokia, të cilët ende nuk e kanë konfirmuar ekzistencën e një modeli të tillë.

Nokia EOS duket se do të ketë aftësi të marrë fotografi në maksimum prej 34 megapikselësh, dhe do të vijë me ndërfaqe (interface) të kamerës që thuhet se do të ketë ndjenjën e një aparati DSLR. Për informata të mëtutjeshme mbetet të shihet ditët e ardhshme. |ameble|

SHPËRNDAJE