Pas shumë spekulimeve për detaje në lidhje me smartphone-in e parë Android nga Nokia, kompania në ngjarjen MWC 2014 më në fund ka prezantuar 3 pajisje me Android. Ato janë modelet Nokia X, X+ dhe Nokia XL.
Kur është fjala për harduer, këto modele nuk të japin ndonjë përshtypje të madhe. Nokia X posedon ekranin 4-inç WVGA me rezoluvion 800×480), procesorin Qualcomm Snapdragon 1GHz, 512MB RAM, 4GB memorie e brendshme, portën microSD, kameren 5-megapikselë, baterinë 1500 mAh dhe platformën Android me ndërfaqe të ngjashëm si Metro.
Nokia X+ do të ketë vetëm memorie të brendshme. Kurse Nokia XL posedon ekranin me të madh 5-inç WVGA, kameren e pasme 5-megapikselë kurse atë frontale 2-megapikselë.
Këta smartphone vijnë me një koleksionin të aplikacioneve të zgjedhur nga Nokia nga Google Apps dhe jo nga ato që jemi mësuar ti shohim në pajisjet Android. Microsoft këtu do të ofrojë edhe shpërblime pa pagesë për blerësit duke përfshirë një muaj thirrje falas nga Skype dhe 1GB hapësire në OneDrive .
Nokia X , X+ dhe XL do të jenë në dispozicion në një larmi të ngjyrave dhe do të lansohen në treg duke filluar nga tani (Nokia X) ose në tremujorin e dytë (Nokia X +). Nokia X do të kushtojë 89 €, Nokia X+ 99 €, kurse Nokia XL do të jetë pajisja më e shtrenjtë e familjes së Nokia-së me Android për 109 €. /ameble