SHPËRNDAJE

Në fillim te këtij muaji, Nokia në një konferencë shtypi të mbajtur në New York patë zbuluar Smartphone-et e tyre Lumia 920 dhe 820 më Windows Phone 8, por shitësit finlandez nuk patën lëshuar ndonjë informacion për sa i përket çmimit dhe daljes në treg.

Përderisa në Amerikë ende nuk është dhënë ndonjë lajm për ketë, tri prej filialeve të kompanisë së Nokia-s kanë zbuluar informata në lidhje më çmimet e smartphone-ve dhe kohën e daljes në treg. Nokia në Rusi të martën filloi pranimin i para-porosive për dy pajisjet më çmimin më të lartë 624 €, ndërsa në Gjermani dhe Itali kanë njoftuar se do të fillojnë shitjen e tyre në mes të muajit Nëntor, për Nokia Lumia 920, çmimi do të jetë 649 € në Gjermani dhe 599 € në Itali, kurse Lumia 820 do të ofrohet më një çmim prej afro 499 €. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE