Nokia Lumia 925TMuajin e kaluar, Nokia ka zyrtarizuar modelin e ri Lumia 925, ndërsa nga tani versioni “T” i po të njëjtit model, do të lansohet në Kinë.

Nokia Lumia 925T është identik në aspektin e dizajnit ndërkombëtar sikurse Lumia 925, dhe specifikimet poashtu mbeten të pandryshuara dhe pritet të debuton në platformën e Microsoft Windows Phone.

Nokia Lumia 925T do të vihet në dispozicion me ngjyrë të zezë, të bardhë dhe hiri, nga data 17 Qershor. Për fat të keq, në këtë moment, nuk ka asnjë informatë në lidhje me çmimin e këtij smartphone-i. |ameble|