Seria e smartphone-ve Nokia Lumia janë si rezultat i marrëveshjes miliona dollarësh në mes të prodhuesit finlandez Nokia dhe Microsoft. Kompania Nokia sistemin e vet operativ e ka varrosur në favor të platformës Windows Phone.
Duke pasur parasysh se modeli Lumia 920 është pajisja më e shitur me Windows Phone, nuk është për tu çuditur nëse shitjet e Nokia Lumia-s kanë arritur një rekord të ri në çerekun e parë.
Në raportin e fitimeve nga Nokia është theksuar nga seria Lumia janë shitur 5.6 milionë smartphone, një rritje e madhe krahasuar me çerekun e mëparshëm në të cilin janë shitur vetëm 4.4 milion.
Kompania gjithashtu ka përmendur se dy të tretat e të gjitha pajisjeve Lumia të shitura në çerekun e parë janë më Windows Phone 8. Pavarësisht shitjeve globale që kanë qenë rekord, Nokia kësaj radhe ka arritur shitje të mëdha edhe në tregun e SHBA-ve.
Lansimi i modelit të ardhshëm Nokia Lumia 928 mund të ndihmojë rritjen e shitjeve edhe me shumë. |ameble|