SHPËRNDAJE

Verizon dhe Nokia pritet që së shpejti të njoftojnë për smartphone-in Nokia Lumia Icon ose ndryshe Lumia 929. Imazhet të këtij smartphone-i kanë rrjedhur edhe me herët nëpër disa portale, mirëpo tani është shfaqur në uebfaqen zyrtare të internetit Verizon me çmim 777$, pa u bërë ende prezantimi zyrtar ose data e lansimit të tij.

Nokia Lumia Icon Verizon

Për ata që nuk janë të informuar Lumia Icon ose Lumia 929, është në thelb një version i vogël i Lumia 1520 përveç se ky duket të jetë ekskluziv për operatorin Verizon. Pritet të shfaqet me ekran 5 inç, procesorin Qualcomm Snapdragon 800 më 2.2Ghz, 2GB RAM, 32GB hapësirë e brendshme (nuk posedon slotën microSD), kamerën e pasme 20 megapikselë PureView, NFC, WiFi, Bluetooth dhe versionin e fundit Windows Phone 8.1. Në uebfaqen e Verizon-it, bashkë me ketë smartphone është e përfshirë edhe karta SIM ISIS NFC që është alternativë për Google Wallet, do të thotë se mund të bëhen pagesa me smartphone përmes aplikacionit.

Ende nuk ka asnjë informatë zyrtare se kur pritet të lansohet ky model i Nokia-s. /ameble