SHPËRNDAJE

Nokia Alcatel-LucentËshtë konfirmuar se Nokia është në bisedime në blerjen e kompanisë franko-amerikane Alcatel Lucent. Propozimi është në bast nga dy kompanitë për të arritur kështu kulmin e konkurrentëve siç janë Cisco Systems Inc, Ericsson si dhe konkurrentëve aziatik Huawei dhe Samsung Electronics.

Marrëveshja është mbështetur nga qeveria franceze, e cila mund të paraqes sfida në uljen e kostove. Të dy kompanitë kanë dhënë një deklaratë të përbashkët, ku kanë thënë se janë në diskutime të avancuara në arritjen e një kombinimi të plotë të kompanive. Për marrëveshjen ende nuk është e sigurt mirëpo është përfolur të jetë kostoja 16 miliardë dollarë.

Plani i Nokia-s është që të zgjeroj pozicionin e saj në tregun kryesor të Amerikës, ku Alcatel-Lucent është furnizuesi kryesor i operatorëve të telekomit të tillë si AT&T dhe Verizon. Kombinimi do të ndihmojë Nokia-n për të marrë një pjesë fitimprurëse nga Alcatel dhe gjithashtu të rris biznesin e saj.

Partneriteti në mes të Nokia-s dhe Alcatel Lucent do të mund të rezultojë në një kompani shërbimi të fuqishëm, të cilët priten të përqendrohen në rrjetin mobil 5G. Ky bashkëpunim do të sjellë gjithashtu integrim të qëndrueshëm dhe roaming midis rrjeteve wireless dhe fiks.

Siç e dimë të gjithë, Nokia ka kaluar disa sfida në ulje dhe ngritje të biznesit, ajo ka pësuar shumë transformime duke tërhequr veten nga sektorë të ndryshëm. Si kompani dikur gëzonte një biznes të mirë të celularëve, e cila tani është në duart e Microsoft-it, kurse sistemi i tyre operativ Symbian është blerë nga Android i Google-it.

Në anën tjetër edhe Alcatel Lucent ka kaluar nëpër transformime të tilla, duke u larguar nga biznesi i terminaleve dhe duke kaluar në rrjete. /ameble

SHPËRNDAJE