SHPËRNDAJE

Nokia ka zbuluar telefonin e ri Nokia Asha 205, së bashku me të edhe modelin tjetër me plotë ngjyra (candybar) Nokia 206, ngjyra këto të huazuara nga Lumia.

Nokia Asha 205 përmban tastierë QWERTY të plotë, me ekran 2.4 inç, dhe një buton dedikuar Facebook-ut, si dhe dyzet lojëra falas nga EA. Ajo vjen me rrjetin 2G, Bluetooth, kamerë VGA dhe baterinë që ofron 11 orë bisedë pa ndërprerë. Telefoni vjen me disa aplikacione te instaluara si eBuddy Chat, Twitter dhe përkrah shërbimin Gmail.

Ndërsa Nokia 206 vjen me ngjyrë të kaltër, kuq, verdhë, dhe të bardhë, kjo pajisje funksionon deri në 47 ditë (standby) pa pasur nevojë të rimbushet. Opsionet tjera janë të ngjashme me Asha 205, aplikacione ekstra te përfshira ne të janë Whatsupp si dhe 10 tjera pa pagesë.

Të dy Nokia Asha 205 dhe Nokia 206 janë në dispozicion me versionet SIM të vetme ose të dyfishtë, duke mbajtur dy SIM kartelat aktive në të njëjtën kohë.

Shitja e tyre do të filloj muajin e ardhshem, me çmim nga 62 $. |ameble|

 

 

 

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE