Nokia që nga shitja e e biznesit të tyre të smartphone-ve nuk është marrë shumë me zhvillimin e pajisjeve të reja. Të vetmin që ka lansuar vitin e kaluar është një tablet Android, mirëpo ka premtuar për pajisje të reja duke filluar nga viti 2016. Tani thashethemet janë se një Nokia smartwatch mund të jetë në proces të lansimit.
Në një deklaratë për shtyp, Nokia ka deklaruar për planet e saj për të zhvilluar pajisje të reja në të ardhmen. Në listën e këtyre pajisjeve përfshinë Gadgets dhe disa shërbime tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën e rrjetit për operatorët e telekomunikacionit, shëndetin e njeriut, multi-mediat, pajisje të lëvizshme, ato që vishen (wearables), etj.
Çfarë do të thotë kur përmend “wearables”? Një smartwatch sigurisht është e mundur, sidomos duke pasur parasysh interesimin e kohëve të fundit. Gjithashtu mund të jetë një tracker i thjeshtë për palestër, e cila i përshtatet kategorisë për shëndetin e njeriut.
Se çka në saktë do të vijë nga kompania në të ardhmen, mbetet të shihet. /ameble