SHPËRNDAJE

Nokia Lumia 1520 është pa dyshim smartphone-i më i miri në treg me Windows Phone, por nuk mund të jetë modeli më i përshtatshëm për njerëzit, për shkak të madhësisë së tij që ka.

Shumice e smartphone-ve në ditët e sotme kanë një version të tyre “Mini”, edhe Nokia Lumia 1520 si duket do të ketë një version të tillë. Sipas një raporti të ri nga Kina, version Mini i Nokia Lumia 1520 është në rrugën e prodhimit, dhe thuhet se është Nokia Lumia 1520 V. Ky version përmban shumicën e tipareve të Nokia Lumia 1520, me disa ndryshime: me ekran të vogël dhe kamerë 14 megapikselë krahasuar me 20 megapikselë që posedon Nokia Lumia 1520 standard. Sipas thashethemeve, Nokia Lumia 1520V pritet të shfaqet me ekran 4.3 inç dhe çuditërisht, thuhet së do të jetë me rezolucion të ngjashëm 1080p .

Nokia Lumia 1520V

Karakteristikat e tjera përfshijnë 2GB RAM, 32GB memorie e brendshme (nuk do të ketë mundësi për zgjerim të memories), baterinë 3000 mAh me mundësi mbushje pa tela dhe nuk ka informata në lidhje me versionin e sistemit operativ, por në ketë raport përmendet se mund të nisë me versionin e ri Windows Phone 8.1.

Ky smartphone thuhet se do të prezantohet në Prill të këtij viti, siç kemi informuar edhe Konferenca BUILD është planifikuar për ketë muaj. Sido coft nga ana e Nokia-s ende nuk ka ndonjë lajm zyrtar në lidhje me ketë. /ameble