SHPËRNDAJE

[MWC 2013] Në Kongresin Botëror të Celularëve që është duke u mbajtur në Barcelonë, Nokia ka prezantuar 4 modele të reja me të cilat synon të paraqitet në treg për të gjitha shtresat, duke filluar nga ata që kanë një buxhet shumë të kufizuar për të blerë një telefon të shtrenjtë, dhe për ata që i takojnë shtresës së mesme dhe të pasur.

Sot ajo ka prezantuar modelet Nokia 105, Nokia 301, Nokia Lumia 520 dhe Lumia 720 dhe në vijim do të paraqesim disa karakteristika të tyre më kryesore si dhe çmimet:

Nokia 105

Nokia 105 është një celular i krijuar qëllimisht për hyrje në tregjet e celularëve në Kinë, Indonezi, Indi, dhe Nigeri, dhe është përqendruar vetëm në thirrjet dhe posedon jetë të gjatë të baterisë. Nuk ka kamerë, dhe në aspektin e aplikacioneve është shumë i kufizuar dhe i varfër, duke ofruar shërbimet  FM Radio, Alarmin, disa aplikacione tek moduli Ekstras dhe një aplikacion për agjendë.

Çmimi i Nokia 105 do të jetë vetëm 15 €.

Nokia 301

Nokia  301  me të vërtetë duket si një version i përditësuar i një stili tipik Nokia, me ekran 2.4 inç QVGA (rezolucion 320X240 pixel). Ka një kamerë 3.2 megapixel (pa flash), e cila përfshin mënyrën Panorama. Hapësira e brendshme është vetëm  256MB, por mund të zgjerohet deri në 32GB nëpërmjet SD kartelës së jashtme.

Çmimi i Nokia 301 do të jetë 65 € dhe të jetë në shitje nga tremujori i dytë.

Nokia Lumia 520

Nokia Lumia 520 është një celular që ka ekranin LCD 4 inç të teknologjisë IPS, kamerën 5 megapixel dhe mund të inçizoj video HD 720p dhe nuk ka flash. Hapësira e brendshme është  8GB, por mund të zgjerohet  deri në 64 GB nëpërmjet SD kartelës së  jashtme. Nëse keni nevojë për më shumë hapësirë për fotot tuaja dhe video klipe, Microsoft ofron 7GB hapësirë standarde për ruajtje online falas në SkyDrive.

Çmimi i Nokia Lumia 520 do të jetë 139 €.

Nokia Lumia 720

Nokia Lumia 720 është një smartphone me ekran LCD 4.3 inç, dhe vjen me sistemin operativ Windows Phone 8. Hapësira e brendshme është  8GB, por mund të zgjerohet  deri në 64 GB nëpërmjet SD kartelës së  jashtme, dhe njëjtë sikurse tek Nokia Lumia 520 nëse keni nevojë për më shumë hapësirë për fotot tuaja dhe video klipe, Microsoft ofron 7GB hapësirë standarde për ruajtje online falas në SkyDrive. Kamera e pasme është 6.7 megapixel, ndërsa ajo frontale 1.3 megapixel.

Nokia kryesisht synon të shesë Lumia 720 në Azi dhe Evropë në vende ku LTE nuk është si pikë kritike e shitjes, si dhe këto do të jenë në top për tregjet e SHBA-së.

Çmimi i Nokia Lumia 720 do të jetë 249 €. |ameble| [divider top=”0″]