Nokia sot herët ka prezantuar modele të reja të smartphone-ve në ngjarjen Nokia World Abu Dhabi 2013 Keynote.

Nokia Asha 503

Asha 500, 502, dhe 503 të gjitha përkrahin funksionin rrëshqitës me anë të gishtit i cili mundëson lehtë manipulimin me kamerë dhe shumë funksione tjera. Me një prekje të lehtë dhe të thjeshtë në ekran, fotot mund të ngarkohen në cilindo rrjet social apo aplikacion të preferuar si WhatsApp, Viber etj.

Të dy Asha 502 dhe 503 posedojnë ekranin LCD 3.2 inç, kamerën 5.0 megapikselë me LED flash, baterinë me fuqi 1200 mAh, slotën microSD që mund të zgjerohet deri në 32 GB. Asha 503 gjithashtu ekstra përmban rrjetin 3G. Asha 500 do të shitet për 69$, Asha 502 89$ si dhe Asha 503 do të jetë për 99$.

Detajet e plot si gjithmonë mund ti gjeni tek moduli Krahasime. |ameble|