Pas disa muajsh nga shitja e linjës së smartphone-ve te Microsoft, Nokia kthehet me një pajisje tjetër. Kësaj rradhe bëhet fjalë për tabletin Nokia N1 me sistem operativ Android.
Në konferencën Slush 2014 në Finlandë, Nokia sapo prezantoi tabletin N1, i cili ka sistem operativ Android 5.0. Pajisja ka trup alumini, një ekran 7.9 inç, procesor 64-bit Intel Atom Z358, 2 GB RAM, 32 GB memorje të brendshme, kamerë kryesore 8 MP dhe kamerë frontale 5 MP dhe bateri me kapacitet 5300 mAh. Gjithashtu duhen theksuar pwrmasat e tabletit, ku pwrmasa mw impresive wshtw trashwsia prej vetwm 6.9 mm.
Specifikat e plota:
- Përmasat: 200.7 x 138.6 x 6.9 mm
- Ekrani 7.9 inç 2048×1536 (4:3) IPS LCD me Gorilla Glass 3
- Procesori 64-bit 2.3 GHz Intel Atom Z3580
- Karta grafike PowerVR G6430 me 2 GB RAM
- Memorje e brendshme 32 GB (nuk zgjerohet me SD kartë)
- Kamerë kryesore 8 MP, kamerë frontale 5 MP
- Bluetooth 4.0
- Micro-USB 2.0 (funksionale nga të dyja anët)
- Bateri 5300 mAh
https://www.youtube.com/watch?v=IwJmthxJV5Q