Nokia ka lansuar një video në të cilën shihet një smartphone i ri që ka dukjen e një pajisje të veshur me alumin. Është e qartë që gjatë kësaj kohe Nokia ka paralajmëruar se do të publikoj smartphone-in Lumia 928, por a është ky ai për të cilin presim, akoma nuk është e konfirmuar.

Sipas “Catwalk” kjo pajisje do të jetë me ekran 4.5 inç të llojit “OCTA”, procesori i tij do të jetë S4 1.5Ghz dy-bërthamorë , hapësirë interne 16GB , bateria me fuqi 2000mAh dhe kamerë të pasme 8.7MP me LED flash. Si rezultat i dizajnit të ri ky smartphone pritet që të jetë 50 gram më i lehtë se Nokia Lumia 920(pra vetëm 135g), dhe 2.3mm më i hollë (pra 8.4).

Nokia gjithashtu është duke përgatitur edhe një telefon tjetër qe do të ketë kamerë 41-megapikselë, i cili do të jetë i mbështjellë me kopertinë prej metali. Sido qe të jetë Nokia pritet që ti zbulojë të gjitha këto pajisje nesër (me 14Maj). |ameble|

[youtube id=”ev9rdaDK-YQ” width=”600″ height=”350″]