SHPËRNDAJE

Nokia do të marrë një hap të ri, duke dalluar veten kështu me një smartphone me platformën Windows Phone, mirëpo kamera do të jetë e kualitetit të lartë.

Prodhuesi i celularëve Nokia ka në plan të sjellë kamerën 41 megapixel PureView në një model të ardhshëm me platformën Windows Phone, raporton The Verge. Një kamerë PureView e ngjashme është ofruar edhe në modelin Nokia 808, e cila posedon platformën Symbian. Pajisja sipas këtij portali është e koduar me emrin EOS.

Nokia, e udhëhequr tani nga ish shefi ekzekutiv i Departamentit të Biznesit në Microsoft Stephen Elop, ka ndryshuar sistemin e tij për smartphone nga platforma Symbian tek Windows Phone, duke bërë një marrveshje me Microsoft-in. Kompania Microsoft ka luftuar për të fituar tërheqjen tek njerzit kundrejt iOS dhe Android-it. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE