Sot Nokia ka dërguar ftesë për media për një ngjarje që pritet të mbahet më 11 Korrik në qytetin e Nju Jorkut. Ftesa në vetvete nuk thotë nëse ata do të prezantojnë nisjen e një smartphone të ri ose një phablet-i, vetëm se kanë shkruar moton “Zoom Reinvented”.

Nokia 11 Korrik ngjarja

Ndoshta kjo është aluzion i një smartphone të ri me një kamera mbresëlënëse? Gjithashtu për diçka të tillë është përfolur se Nokia është duke punuar në një smartphone të ri me kamerë 41 megapikselë, ndoshta prodhuesit finlandez është bërë gati ta shpallë atë pas të gjitha pritjeve?

Aktualisht njihet si smartphone Nokia EOS, kjo pajisje e veçantë është thënë të vijë me kamerë me stabilizim optik të imazhit, blicin ksenon dhe dritën LED. Disa imazhe kanë rrjedhur gjatë javëve të kaluara. Krejt këto janë vetëm spekulime megjithatë, mbetet të njoftohemi zyrtarisht muajin që vjen. |ameble|