Nokia flamuriNokia ka njoftuar se pas përfundimit të shitjes së saj në Microsoft, tani pjesa e mbetur ka emëruar një krye-shef i ri që do të marrë kontrollin e kompanisë së mbetur, duke filluar nga 1 Maji. Rajeev Suri është caktuar në ketë pozitë dhe vjen nga njësia “Networks” e kompanisë, e njohur më parë si Nokia Siemens Networks apo NSN, ku ky ka qenë Drejtori i Përgjithshëm që nga viti 2009.

“Tani kur Nokia po hap një kapitull të ri, unë dhe bordi i kompanisë jemi të bindur se Rajeev është personi i duhur për të udhëhequr kompaninë përpara, “ka thënë udhëheqësi i bordit të Nokia-s Risto Siilasmaa. Ne besojmë se pasioni i tij për teknologji do të ndihmojë për të siguruar që Nokia të vazhdoj të ofroj risitë që kanë një ndikim pozitiv në jetën e njerëzve, ka thënë ai”.

Gjithashtu është thënë se gjatë 10 viteve të ardhshme shpresojnë që Nokia të jetë një lider në lidhjen e pajisjeve, shërbimet në vend dhe në sensor dhe radio që fuqizojnë pajisjet e reja. Kompania e ka pozitën për t’i bërë këto, me biznesin e saj të mbetur si dhe biznesin për harta HERE i cili është ende në funksion.

Që nga 1 Maj, teknologjitë dhe rrjetet e kompanisë Nokia do të veprojë në bazë të markës Nokia. “Ekipi HERE do të vazhdojë të referohet me termin “A Nokia Company,” kanë thënë ata. /ameble