Gjatë kësaj jave ka pasur thashetheme të ndryshme se Facebook do të lëshoj smartphone-in e vet, të cilin gjoja e ka planifikuar në bashkëpunim me HTC. CEO i kompanisë Mark Zuckerberg i dha fund këtyre pretendimeve.

Zuckerberg tha se prezantimi i një smartphone-i në Facebook nuk do të kishte kuptim. Ai tha se ka shumë gjëra që mund të bëhen ne sistemet tjera operative, pa nevojën për të zhvilluar një smartphone.

Në vend të kësaj, Facebook është i përqendruar në integrimin sa më të ngushtë në sistemeve  kryesore operative të celulareve, tha Zuckerberg. Gjithashtu, ai konsideron se në fushën e aplikacioneve për celular ka shumë hapësirë për rritje, dhe se mund të arrihet një përvojë shumë më e mirë e përdorimit të Facebook-ut.

Një nga lajmet më të mëdha në lidhje me iOS 6 është pikërisht integrimi me Facebook. |ameble| |androidauthority.com| [divider top=”0″]